Dy javë pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, ka nisur sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Edhe në seancën e sotme nuk knë munguar debatet, analiza, akuzat në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhorë. Edhe pse e pa planifikuar në rendin e ditës debati për zgjedhjet ka qenë pjesë e debateve dhe replikave në kuvend.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një pasqyrim të gjithë ecurisë së procesit zgjedhorë. Ai i ka quajtur zgjedhjet e 21 qershorit si zgjedhjet më të lira e më të qeta të ndodhura ndonjëherë, të cilat u certifikuan edhe nga ndërkombëtarët. Sipas Tahirit nuk mund të themi se këto zgjedhje nuk kishin asnjë problem, por duhet pasur parasyshë që vijmë nga fushata zgjedhore të cilat janë shoqëruar vetëm nga lufta e cila nuk mund të ç?bëhej menjëherë. Në këto zgjedhje pati një numër shumë të vogël dublimesh në lista që sipas Tahiri ishin 91% më pak se në zgjedhjet e shkuara.