Tirane- Kryeministri Rama garantoi sot se qeveria do të vendosë kontrollin në të gjithë territorin e vendit, përfshirë dhe Lazaratin.
Duke folur gjatë prezantimit të linjës falas kunder trafikimit te personave, Rama tha se në Shqipëri funksionon një tjetër Lazarat më i rrezikshëm dhe më i përhapur, duke ju referuar sistemit të drejtësisë.
Kreu i qeverisë tha se gjyqtarë dhe prokurorë nën petkun e pavarësisë dhe mbrojtjes nga Kushtetuta, po barazohen me kriminelët që kryejnë krime sapo fitojnë lirinë e pamerituar.
"Nuk mund që nën ombrellën apo me flamurin e pavarësisë në dorë këta gjyktaës ti marrin jetën njerëzve të pafajshëm. Janë bashkëfajtorë e bashkëvrasës sa herë që një njeri i pafajshëm humbet jetën, dhe sa herë që një vajzë trafikohet apo dhunohet nga trafikantë që nuk e kanë për herë të parë dhe janë aty falë këtyre gjykatësve.
Unë nuk mund të rri e të bëj shpjegime duke justifikuar pozicionin tonë sa herë që shohim shifrat e kriminalitetit të ndikohen duke u rritur këtu e atje për shkak se këta kriminelë ende të lirë në një pushtet që nuk ua ka dhënë e drejta e tyre por një gjykatës tërësisht i padrejtë por tërësisht e korruptuar dhe në bashkëpunim të plotë me krimin e kriminelin. Është e kotë të shohim gishtin kur gishti tregon hënën.
Mund të bëjmë konferenca sa të duam aplikacione sa të duam, të gjitha betejat me uniformat blu. Të bëjmë të gjitha ligjet që duam në Parlament por ne duhet të bëjmë betejën që duhet dhe duan jo vetëm shqiptarët por dhe ndërkombëtarët për ta shporrur këtë kastë gjyatësisht e prokurorësh të korruptuar që tallen e pasurohen duke marrë jetë njerëzish në bashkëpunim me kriminelët. Kjo është e vërteta.
Ju siguroj se nuk do të rrimë duarkryq dhe po përgatisim shumë mirë dhe ofenisva do të nisë dhe nuk do të ndalet, deri kur në Shqipëri të vendoset normaliteti, edhe në këtë pjesë që është jasht kontrollit të të gjithëve. Jam shumë i bindur se kanë të drejtë të gjithë ata që kërkojnë që të vendoset rregulli kudo. Asnjë metër katror të territorit s'do të jetë jashtë ligjshmërisë në Shqipëri, dhe këtu kam parasysh edhe Lazaratin. Por ka një Lazarat tjetër, shumë më të shtrirë në të gjithë territorin, me një pandeshkueshmëri që i'a ka garantuar vetes, dhe ky është sitemi jonë i drejtësisë, pasi kërcënon çdo ditë ekonominë dhe jetën e njerëzve tanë".
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/