LAZARAT- Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedent penalë, ka hasur në rezistencën e një grupi trafikantësh me në krye Razip Mahmutaj të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.
Në terren ndodhen 500 forca policie, p?rkat?sisht blutë e Qarkut Gjirokastër t? mb?shtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes s? Shpejtë, ndërsa operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi.
N? drejtim t? forcave pjes?marr?se n? operacion prej mbr?mjes s? djeshme po vijon t? q?llohet me arm? zjarri nga ky grup trafikantësh, duke p?rdorur dhe arm? t? r?nda si antitank, mitroloz i r?nd? e i leht?, mortaja etj.
Me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se aktualisht në Lazarat vazhdon shkëmbimi i zjarrit nga personat e lokalizuar n? banes?n e shtetasit Razip Mahmutaj, i njohur ndryshe edhe si Gate Mahmutaj. Sipas policisë, Mahmutaj është arrestuar kohë më parë dhe është dënuar me 22 vite burgim, por një dekret i Presidentit në vitin 2006 i ka dhënë atij lirinë me anë të faljes.
Në qeverisjen Berisha, në 2006, ish-ministri i drejtësisë Ilir Rusmajli i propozoi Presidentit Alfred Moisiu një listë me të burgosur të cilët u duhej dhënë amnisti, ku pjesë e tyre ishte edhe Mahmutaj. Mahmutaj ishte në listën prej 62 personave që përfituan amnisti nga Presidenti, ku një pjese e mirë e të burgosurve u janë falur nga tre, dy ose një vit burg nga dënimet që u janë dhënë.
Një ditë më parë nga këta persona dyshohet se është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar nga fshati Lazarat, ndërsa prej 48 orësh operacioni vazhdon pa ndërprerje.