RAHOVEC- Është vrarë në Rahovec pas mesnate në Kosovë, kandidati për deputet i PDK-së, Elvis Pista. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ekzekutimi është bërë me aermë zjarri me silenciator nga një distancë prej 5 metrash. Atentati ka ndodhur në Rahocev rreth orës 00:45 min në oborrin e një restoranti, teksa Elvis Pista po festonte ditëlindjen e bashkëshortes së tij, e cila mësohet të jetë 5-muajshe shtatzënë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja plumbash dhe një këpucë, e cila besohet të jetë të autorit.
Ndërkohë, ceremonia e varrimit është kryer pasditen e sotme, ku miq e të afërm të tij e kanë cilësuar humbjen e Pistës mjaft të madhe.
Elvis Pista kishte garuar dhe fituar për deputet i PDK në Prizren. Ai pritej të merrte mandatin e deputetit me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Aktualisht atentatorët mbeten të panjohur për policinë, e cila ka nisur hetimet dhe ngritur postblloqe në gjithë zonën për kapjen e tyre. Për vrasjen e politikanit, i cili cilësohej si mjaft karizmatik dhe njihej për modelin e veçantë të flokëve, kanë reaguar krerët e institucioneve kryesore, si edhe politikanët që e njihnin nga afër.
Hashim Thaçi, i cili e kishte mik të afërt ka bërë thirrje për arrestimin e autorëve, ndërsa Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Vrasja e deputetit Elvis Pista është pasqyruar edhe në mediat e Huaja. Prestigjiozja "Wall Street Journal" shkruan se vrasja e "politikanit me frizurë karakteristike" vjen pas një tensioni mes partive rivale pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Policia e Kosovës ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që ofrojnë informacione për vrasjen e Pistës
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth vrasjes së Elvis Pistës, që të jenë bashkëpunues.
Madje PK, ofron një shpërblim prej dhjetëmijë eurosh për cilindo qytetar që jep informacione që mund të shpien në zbardhjen e rastit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot ( 15.06.2014 ) rreth orës 00:45 min. në qytetin e Rahovecit ka ndodhur një rast vrasje e rendë, viktimë ne këtij krimi është Elvis Pista nga Rahaveci.
Vrasja ka ndodhur nërrugën e UÇK-se saktësisht te parkingu i restorant Jaha Petrolderisa viktima me disa të njohur ishte duke dalë nga objekti i këtij restoranti. Bazuar ne hetimet preliminare ndaj viktimës është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.
Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur "shurdhues" të zhurmës. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.
Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.
Qytetarët të cilët ka...