Papa Françesku në Shqipëri më 21 shtator, ati i shenjtë e konfirmoi vizitën në meshën e sotme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Papa Francesku do te vizitojë Shqipërinë në 21 shtator. Njoftimi historik, i dhënë nga vetë Papa, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit ne Vatikan, ka gëzuar jo vetëm besimtarët shqiptarë të cilit ishin pjesmarrës në meshë, por dhe gjithë shiptarët.
Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t'i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës, ka theksuar ati i shejtë.
Vizita e Papës është cilësuar një ngjarje historike dhe një shenjë vllazërije mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe nga kisha katolike në vendin tonë. Françesku është papa i dytë që viziton Shqipërinë, pas vizitës së Papa Gjon Palit, më 25 prill të vitit 1993. Gjithashtu kjo është vizita e parë e Papës Françesku në një vend ballkanik, ndërmjet shum ftesave në drejtim te tij.

Share This Video


Download

  
Report form