Rrëshqet masivi i dheut, bllokohet aksi Pogradec-Qafë Thanë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Reshjet e dendura të shiut të nisura paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit kanë shkaktuar paralizimin e qarkullimit të mjeteve për gati tre ore në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Rreshqitja e një masivi dheu në kilometrin e dytë në dalë të qytetit ka bërë që rruga të bllokohej në të dyja senset e saj duke bërë që mjetet dhe pasagjerët të rrinë në pritje të hapjes së rrugës.

Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët deklaruan se ndërhyrja e mjeteve të mirëmbajtjes së rrugëve ishte shumë e vonuar, vetëm policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa të tjerë pasagjerë kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit dhe drejtorisë së mirëmbajtjes së rrugëve,shumë prej tyre ishin nisur për në Greqi ndërsa të tjerë për në Tiranë sepse ishin të sëmurë dhe kishin mbetur të bllokuar për më tepër se dy orë në rrugë.

Vetëm pas tre orësh është bërë e mundur nxjerrja e dy mjeteve që kishin mbetur të bllokuara nga masivi i dheut dhe me pas ,fadroma bëri të mundur heqjen e masivit të dheut nga rruga.

Ky aks paraqet probleme të tilla sa herë që ka reshje shiu ku për orë të tëra mjetet duhet të presin në radhë për të kaluar,ditën e sotme radha në të dyja senset i ka kaluar mbi 5 kilometra.

Share This Video


Download

  
Report form