Korçë- Breshëri i nisur gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi kulturat bujqësore në 3 fshatra, Pojan, Zvezdë dhe Shëngjergj.
Sipas fermerëve, në Pojan dhe Zvezvë është dëmtuar 60-70 % e kulturës bujqësore, ndërsa në Shëngjergj breshëri ka rezultuar fatal, duke shkatërruar gjithçka të mbjellë.
Shiu i rrëmbyeshëm arriti në nivelin e 20 cm dhe fermërët kërkojnë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë.
"Na shkuan dëm prodhimet e para",- tha një nga fermërët në Korçë.