Sarandë, Basha: Gara e hapur në PD garanton qarkullim të sigurtë të elitave

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë - Kreu i opozitës Lulzim Basha nga Saranda ka premtuar se në strukturat e Partisë Demokratike do të qarkullojë vetëm elita e shoqërisë.

Basha ka theksuar se platforma dhe deviza e tij është: "Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtet i votës."

"Duke nxjerrë udhëzimin që ju të gjithë e njihni," - tha Basha, -"qëllimi kryesor i të cilit është kufizimi dhe papajtueshmëria e mandateve - për të lejuar një shpërthim më të madh të ambicieve, për një pasuri më të madhe të alternativave për anëtarët dhe për një qarkullim më të sigurtë të elitave politike drejtuese në parti - unë kam zgjedhur garën e hapur me pjesëmarrjen e gjithë kandidatëve të propozuar, që nuk bien ndësh me kriteret dhe kërkesat e udhëzimit.

Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushteti i votës, kjo është platforma dhe deviza e kryetarit të Partisë Demokratike."

Basha nuk ka lënë pa sulmuar qeverinë Rama për emërimet në poste drejtuese të personave me precedentë kriminalë.

"Kudo ku Edi Rama dhe kundërshtarët politikë të së majtës,"- nënvizoi ai, - "ngulin apo kanë ndërmend të ngulin flamurin e zi të kriminalizimit të qeverisjes apo të administratës, me njerëzit e ardhur apo të përzgjedhur nga mafia, nga narkotrafiku, nga malavita, ne, kundërshtarët e tyre, do të përgjigjemi me njerëzit më të mirë, me demokratët më popullorë, me intelektualët më të aftë, me bindjen dhe besimin se qytetarët sarandjotë, se qytetarët shqiptarë, janë me ne e do të jenë me ne në këtë mision dhe asgjë nuk mund ta mundë, forcën e bashkimit tonë" - theksoi kreu i PD-së.

Fushatën për zgjedhjen e strukturave të PD-së, Basha e ka konsideruar vendimtare për ringritjen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike si alternativa politike kryesore e qëndrës dhe e qendrës së djathtë në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form