Lazarat, policia kontrollon fshatin, qëllohen me plumba, 1 person plagoset

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Policia e Gjirokastrës është pritur me plumba nga banorë të Lazaratit, gjatë kontrollit të territorit për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa. Rreth orës 10:30 të paradites, gjatë kohës që një grup i punonjësve të policisë po ushtronin kontroll janë qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Fatmirësisht në radhët e uniformave blu nuk ka pasur të lënduar, por një prej plumbave të shkrehur për të zbrapsur policinë, kanë marrë një banor në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Kordhocë, në Lazarat. Shtetasi Sh.M., 45 vjeç ka marrë një plumb në shpatull.

Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për marrjen e ndihmës mjekësore. Më pas me një helikopter të dërguar nga Tirana u transportua drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specilizuar.

Fillimisht u raportua se 45-vjeçari u plagos me një plumb qorr, ndërkohë që në orët e pasdites Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bëri me dije se nga hetimet e kryera dyshohet që plagosja ka ndodhur gjatë kohës që është qëlluar me armë kundër forcave të policisë.

Strukturat e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjorë të saj. Ndërkaq materialet procedurale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.

Share This Video


Download

  
Report form