Acerbi: Panairi i Tiranes, ure lidhese me ate te Bolonjes me 12-16 nentor

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Panairi i parë i makinerive bujqësore për Europën Juglindore ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në ditën e dytë të tij. "Tashmë Shqipëria do të jetë një pikë referimi për gjithë hapësirën e Ballkanit", deklaroi drejtori i eventeve të FederUnacoma, Marco Acerbi. Sipas tij, panairi i zhvilluar në Tiranë do të jetë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Rajonit të Ballkanit, dhe Panairit të madh të Bolonjës që do të zhvillohet nga 12 deri në 16 nëntor.

Jo vetëm vizitorë të shumë, por edhe aplikues dhe blerës të shumë ka pasur ky panair në këto dy ditë, dhe shumë shpejt të gjitha kërkesat e porositura do të jenë në dispozicion të fermerëve.

Kryetari i Entit Kombëtar Rural, Agim Rrapaj deklaroi se qëllimi i këtij panairi është modernizimi i zonave rurale në vendin tonë.

Share This Video


Download

  
Report form