Merkel mbështet Qeverinë e re të Maqedonisë

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar mbështetjen e vendit të saj për qeverinë e re të Maqedonisë. Merkel ka theksuar se Gjermania përkushtohet për një bashkëpunim të arsyeshëm. Nga ana tjetër, ajo wshtw shprehur se do të gëzohej mjaft nëse në muajt e ardhshëm arrihet zgjidhja e çështjes së emrit.

"Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë në mënyrë të arsyeshme me Maqedoninë, dhe sigurisht do të më gëzonte fakti nëse në muajt e ardhshëm arrin një zgjidhje për çështjen e emrit. Kjo është diçka që nuk e kemi arritur akoma. Nuk është diçka që varet vetëm nga Maqedonia, por është diçka që varet edhe nga Maqedonia", është shprehur Merkel.

Me këtë deklaratë të bërë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, Merkel paralajmëroi gjithashtu se më 28 gusht në Berlin do të mirëpresë konferencën, kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Pritjet e mia rreth konferencës janë se përmes saj do të kontribuojmë fillimisht që të njihemi më mirë, pasi edhe ne në Gjermani nuk dimë gjithçka për problemet e vendeve të rajonit. Së dyti, të përforcohet bashkëpunimi në rajon, veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte ndërkufitare. Gjithashtu të kontribuohet në përafrimin e gjithë rajonit drejt BE-së"

Kancelarja gjermane Angela Merkel, interes për zgjidhjen e çështjes së emrit pati shprehur dhe herët. Në nëntor të vitit të kaluar, Merkel priti në një takimin ndërmjetësimin në çështjen e emrit Methju Nimic për të dëgjuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për rrjedhën e bisedimeve por edhe qëndrimet e qarta të Shkupit dhe Athinës. Apeli i Merkel-it për arritjen e zgjidhjes brenda muajve të ardhshëm vjen pikërisht kur kanë mbetur më pak se 3 muaj për Samitin e NATO-s në Kardif. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS