Autoritetet në Shkup: Kujdes nga virusi "Mers"

alsatmtv 2015-08-22

Views 5

Virusi i ri i rrezikshëm MERS paraqet kërcënim për të gjithë botën. Kwshtu paralajmëruan sot nga Sektori për Mbrojtje Parandaluese i Ministrisë së Shëndetësisë. Bëhet fjalë për infeksion respirator, i cili duket se e ka vatrën në Arabinë Saudite. Në nivel global, numri i rasteve të sëmurë nga virusi është 683 persona, nga të cilët 204 kanë vdekur. Të gjitha rastet kishin lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me Lindjen e Mesme. Në Maqedoni deri tani nuk është regjistruar ndonjë rast i virusit MERS, por, më afër nesh është regjistruar në Greqi. Për këtë virus nuk ka vaksinë. Autoritetet shëndetësore apelojnë të bëhet vëmendje e veçantë për ata që shkojnë në haxh. Do të organizohen takime me organizatorët e udhëtimeve për haxh, me qëllim që të njihen me masat bazë parandaluese.

"Përveç rekomandimeve të rregullta, tani i kushtojmë vëmendje virusit MERS Korona dhe do t'u themi se Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon personat e sëmurë kronik, sidomos ata me diabet dhe sëmundje të rënda në mushkëri, të mos shkojnë në haxh pasi nëse sëmuren nga kjo sëmundje, do jetë tepër e komplikuar. Ndryshe është tek një person i shëndoshë, ai mundet ta kalojë më lehtë, por për të sëmurët kronikë është e rrezikshme. Prandaj rekomandojmë që të konsultohen me mjekun amë dhe të vendosin atje nëse do shkojnë në haxh ose jo", tha Jovanka Kostovska, Sektori për mbrojtje parandaluese.

Simptomat e virusit MERS - Korona janë të njëjta me ato të infeksioneve në rrugët respiratore, duke shkaktuar probleme të tjera si pneumoni, diarre, vështirësi në veshka. Autoritetet rekomandojnë personat që udhëtojnë në vendet e Lindjes së Mesme, të shmangin kontaktet me të gjithë ata që shfaqin këto simptoma, të ruajnë higjienën personale, të pinë ujë të ambalazhuar, ushqim të sigurt, të shmangin kontaktet me kafshët, veçanërisht devetë që e përhapin këtë virus. Rekomandohet që 14 ditë pas kthimit nga udhëtimi në vendet e rrezikuara, nëse zhvillohet infeksion respirator, të kërkohet ndihmë mjekësore tek autoritetet. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form