Qindra fëmijë dhe të rritur janë mbledhur për të krijuar një mozaik të madh me njerëz, në mbështetje të lëvizjes kundër punës së fëmijëve. Ata përdrorën trupat e tyre për të krijuar një mozaik gjigand në plazhin Botafogo të Rio de Janeiro-s në formën e një fishekzjarrje, e cila është dhe simboli që përdoret nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga puna. Shfaqja u bë një ditë para nisjes së Kupës së Botës ndaj dhe përfaqësuesit këtë vit erdhën me sloganin " Karton i kuq për punën e fëmijëve".
Pjesmarrësit ishin kombinuar me bluza shumëngjyrëshe dhe mbanin në duar simbolikisht kartonë të kuq.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) organizon çdo vit Ditën Kundër Punës së Fëmijëve në 12 qershor, që prej vitit 2002. Këtë vit e organizuan një ditë para datës së vendosur për shkak të zhvillimit të Kupës së Botës. Drejtoresha e ILO, Lauisa Abramo, bashkë me kolegët e saj sqaruan se këtë e bënë pasi kanë nevojë për gjithë vëmendjen e mundshme në luftën e tyre kundër punës së fëmijëve dhe nëse do ta realizonin njëkohësisht me nisjen e Kupës së Botës nuk do të kishin vëmendjen e duhur në zhdukjen e këtij fenomeni ndërkombëtarë.
Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës janë më shumë se 168 milionë fëmijë që punojnë në të gjithë botën dhe më shumë se gjysma e tyre rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre.
Abramo tha gjithashtu se Kupa e Botës po u jep mundësi më të mëdha për ta shpërndarë kauzën e tyre në sa më shumë vende dhe shtoi se organizata, ashtu si dhe qeveria e shoqëria duhet të angazhohen më tepër në zhdukjen e punës së fëmijëve dhe rrezikut që përbën për ta.
Shumë prej tyre punojnë në dyqane të ndryshme, në miniera, ferma dhe kompani ndërtimi por ka dhe fëmijë që shfrytëzohen si ushtarë, shpërndarës droge, deri dhe në punëtorë seksi. Qindra fëmijëve që morën pjesë në këtë demostrim ju dhanë bluza dhe u pikturuan në fytyrë për këtë event.