Itali, 3 muaj pas vrasjes së vajzave, Edlira Dobrushi tenton të vetëmbytet në qeli

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Ka tentuar t'i japë fund jetës në qelinë e burgut Edlira Dobrushi, 37 vjeçarja shqiptare e cila më 9 mars vrau tre vajzat e saj.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është shënuar mbrëmë në qelinë e Bassone di Como ku gruaja ndodhej që prej vrasjes së trefishtë. Ka qenë një gardiane e shërbimit të natës e cila ka ndaluar vetëvrasjen e Edlira Dobrushit. Gruaja ka tentuar të mbytej me një palë corape nejloni.
Aktualisht gruaja ndodhet e shtruar në spitalin Sant'Anna të Komos, dhe mësohet se nuk ka plagë të rrezikshme nga tentativa e saj për t'i dhënë fund jetës.
Edlira Dobrushi, me 9 mars vrau me thikë 3 vajzat e saj të moshave 3,10 dhe 13 vjeçe, ku vetëm disa orë pas krimit gruaja njoftoi fqinjët, e më pas ata njoftuan policinë, e cila i gjeti të 3 vogëlushet në krevat.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS