Shqipëri-Kosovë operacion antidroge. Sekuestrohen dhjetra kg heroinë e kokainë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 8

Tirane- Drejtoria operacionale nga Policia e Shtetit informon për një operacion të gjerë antidrogë që është ndërmarrë mes dy shteteve, Shqipëri-Kosovë.
Mësohet se është bllokuar një sasi lëndë narkotike, heroinë dhe kokainë e cila sipas të dhënave operative shkon deri në 80 kg por kjo shifër mund të ndryshojë. Ndërsa numri i të arrestuarve deri tani është 5.
Nga të dhënat e para operacionale flitet për një ngarkesë prej 12 kg heroinë e 15 kg kokainë të sekuestruar në Fush Kuqe dhe mbi 50 kg heroinë e kokainë të sekuestruar në Kosovë.
Mësohet se droga është sekuestruar në Mamurras, ku mendohte se ka qenë dhe baza e trafikut, ndërsa në Kosovë ishte laboratori i përpunimit të drogës të ardhur nga Turqia.
Operacioni nisi mbrëmë
Gazetari Xhevahir Zhabina informon se mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një person nga Laçi. Në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 7 kg kokainë.
Më pas operacioni ka vijuar në Fushë Kuqe të Mamurrasit që çoi në arrestime të tjera në Laç dhe Prishtinë.
Gazetari i Ora News Xhevahir Zhabina informon se mësohet se është ndërmarrë dhe një operacion kontrolli në disa banesa në zonën e Durrësit dhe në Tiranë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form