A1Report - Strategjia kundë drogës, Tahiri ambasadoreve të BE: Zgjidhje europiane

Report TV 2015-08-22

Views 0

Goditja e trafikut të drogës në vend kërkon përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë, pasi sipas ministrit të Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri, ky problem shkon përtej Policisë së Shtetit.

Për këtë qëllim ministri zhvilloi një takim në zyrën e përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë, për të kërkuar prej tyre mbështetjen për një "zgjidhje europiane", siç e cilësoi ai, të luftës ndaj drogës.

I pranishëm ishte dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi si dhe ambasadori italian Gaiani, ndërsa në përfundim të takimit Tahiri njoftoi se së shpejti do të nisë fotografimi i zonave me kultivim të lëndës narkotike.

Masat dhe strategjia për goditjen dhe uljen e përmasave të trafikut të drogës, ishin kryefjalë e kësaj tryeze, ndësa më herët ministri Tahiri zhvilloi një takim në ambasadën italiane me kryediplomatin Masimo Gaiani. Italia është vendi kryesor ku trafikohet droga e kultivuar në Shqipëri.

Tahiri: Trafiku i droges kerkon zgjidhje europiane
"Zgjidhjen potenciale të kësaj çështje që nuk është e vogël, do e adresojëm bashmë me partnerët. Së shpejti misioni i fotografimit të zonave me kultivim të lëndës narkotike. Ka filluar plani me takime sensibilizuese me mbledhjen e grupeve të monitorimit në çdo qark. Është një problem që shkon përtej Policisë së Shtetii, Ministrisë së Brendshme, përtej qeverisë, duhet të përfshijë shoqërinë por edhe parntnerët tanë ndërkombëtarë, një problem që kërkon zgjidhje europiane".

Ndërsa sa i përket ndërhyrjes së Policisë në fshatin e Lazaratit, Ministri Tahiri tha se gjithcka varet nga vullneti politik për të luftuar fenomenin. Ai shtoi se nga viti 2005 deri në vitin 2012-2013 sasia e kanabisit të asgjesuar ka rënë 10 fish, ndërkohë që sasia e mbjellë është rritur me gati 10 fish".

Tahiri: 600 informacione për drogë
Ministri Tahiri se gjatë kësaj periudhe ka pasur më shume se 600 informacione që janë adminsitruar nga policia për cdo zonë, që kultivohej lëndë narkotike.

Tahiri: Konsiderojme partner cdo kryekomunar qe ndihmon ne luften kunder droges
Gazetarët e pyetën ministrin Tahiri nëse në kuadër të ndryshimeve të Procedurës Penale, "Do e çoni kryekomunarin e Lazaratit për ndjekje penale?". Dhe përgjigjia e tij: Ju siguroj që në këtë fazë ne konsiderojmë partner cilindo prej aktorëve të mundshëm, pa ndalur përfaqësuesit e pushtit vendor, që ndihmojë në luftë. Mos ecni me të paragjykuarit e kësaj lufte"

Share This Video


Download

  
Report form