TIRANE- Zbardhen pesë pikat e udhërrëfyesit të qeverisë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. VKM-ja që bëhet publike për herë të parë parashikon plotësimin e pesë prioriteteve të qeverisë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, ku një rëndësi e veçantë i jepet reformës në gjyqësor ku përfshihet ulja e kompetencave të Gjykatës së Lartë, sanksione ndaj avokatëve që nuk shkojnë në seanca gjyqësore, si edhe kërkohet miratimi i ligjit për heqjen e plotë të imuniteteve, i cili është në sirtarët e Kuvendit.
Sipas këtij udhërrëfyesi, një nga ndryshimet që do të ndërmerren është edhe çështja e transferimit dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si edhe rregullimi i kuadrit ligjor përsa i përket padive të akumuluara në Gjykatën e Lartë. "Sigurimi i Komisionit të Venecias me një përmbledhje të çështjeve që do të vlerësohen në lidhje me pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit gjyqësor dhe sigurimin e bashkëpunimit me këtë organ. Angazhimi i mëtejshëm me Komisionin e Venecias, mbi bazën e konstatimeve të këtij të fundit, në mënyrë që të finalizohet një paketë e plotë e reformës dhe marrjen e të gjitha masave për miratimin e saj përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ.
Ministria e Drejtësisë ka rënë dakord me Komisionin e Venecias që t'i dërgojë zyrtarisht projektligjet për këtë qëllim (ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin e Procedurës Civile, që synojnë kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë për çështjet penale, si edhe parashikojnë sanksione ndaj avokatëve në rast mungese në seanca gjyqësore). Komisioni i Venecias do të na japë mendimin paraprak në prill, që MD të vazhdojë me procesin e miratimit të këtyre ndryshimeve brenda qershorit 2014. Në lidhje me imunitetit, projektligji është ende në Kuvend",- thuhet në udhërrëfyes.
Antikorrupsioni
Në udhërrëfyesin e qeverisë për përmbushjen e pesë rekomandimeve të BE-së për integrimin e vendit, një rëndësi të veçantë i jepet edhe anti-korrupsionit. Konkretisht në të thuhet se përgjatë vitit 2014, Koordinatori Kombëtar Anti-korrupsion do të hartojë një databaz të historikut të korrupsionit nga i cili do të përfitohet një analizë mbi fushat ku shtrihet ky fenomen si edhe nismat që duhen për ta luftuar.
"Në lidhje me statistikat e harmonizuara dhe historikun solid për çështjet e korrupsionit, grupet e punës të kryesuara nga Ministri i Drejtësisë kanë përgatitur të dhënat për tremujorin e tretë të 2013. Gjatë vitit 2014, puna do të fokusohet në ngritjen e një databaze elektronike që mundëson analiza të thelluara mbi bazën e statistikave dhe të dhënave të gjeneruara në çdo tremujor. Procesi do të udhëhiqet nga KKAK",- thuhet në VKM e qeverisë.
Nëpunësit,Qeveria nisma për të reformuar Administratën
Administrata publike do të reformohet. Qeveria është duke përgatitur disa ligje si Kodi i Procedurës Administrative, si edhe akte nënligjore për ligjin e organizimit të administratës shtetërore. Në udhërrëfyesin e qeverisë për miratimin e pesë...