Rama-francezëve euroskeptike: Statusi nuk nënkupton anëtarësim në BE

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Kryeministri Rama, që ka nisur prej ditës së djeshme vizitën në Francë, në një intervistë për mediat vendase ka shprehur keqardhjen që euroskepticizmi vazhdon të rritet, në një kohë që projekti më i mirë për të ardhmen është Europa.
Rama dha edhe një mesazh për francezët euroskeptikë: Statusi nuk nënkupton anëtarësimin e menjëhershmëm, pasi rruga e integrimit është e gjatë.
Intervista e plotë e Kryeministrit Rama
Gazetari: Edi Rama, faleminderit që jeni me ne! I keni ndjekur me vëmendje imagjinoj zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe keni parë që ka shumë zhgënjim kundrejt Europës dhe institucioneve Europiane ndërsa ju doni t'i bashkoheni klubit, çfarë ju tërheq në Europë?
Kryeministri Edi Rama: Ne bëjmë pjesë në europianët që nuk janë akoma të zhgënjyer nga Europa.
Rama: Ne bëjmë pjesë në europianët që vazhdojnë ende të besojnë endrrën e Shumanit e gjithë themeluesve të Europës
Rama: Do t'ju them diçka; ka njëqind vjet që kur Lufta e Parë Botërore filloi dhe pas saj cikli i luftërave, por është hera e parë që kemi paqen mes vetes ne në Ballkan, jo sepse jemi ëngjëj të paqes, por sepse jemi të bindur se Europa është e ardhmja jonë. E them këtë për vendin tim dhe njëkohësisht për gjithë të tjerët. Nuk shoh dhe nuk besoj që ka ndonjë projekt tjetër që njerëzimi ka krijuar që mund të krahasohet me projektin e madh europian.
Gazetari: Ta theksojmë për shikuesit se fakti që ju flisni kaq mirë frëngjisht, e pamë edhe më parë që gjuha franceze mësohet në vendin tuaj, po rasti juaj është se ju keni jetuar disa vite në Francë.
Rama: Shqipëria është pjesë e frankofonisë dhe është një vend ku mësohet frëngjishtja, ku flasim shumë gjuhë të huaja. Është vendi me moshën më të re në Europë dhe po ashtu vendi që ka dalë nga një diktaturë shumë e egër. Gjithashtu, është vendi ku sipas statistikave jemi më të hapurit ndaj Europës.
Gazetarja: Cdo të thonit për ata që shohin sot këtë intervistë dhe thonë, edhe një vend tjetër, edhe një vend tjetër më i varfër se ne. Ju bezdis të ushqeni euroskepticizmin, si do reagonit ndaj tyre ?
Unë besoj që euroskepticizmi është ushqyer nga frikëra që nuk bazohen në realitetin e Europës dhe më vjen keq që euroskepticizmi vazhdon të rritet, sepse nuk shoh ndonjë projekt tjetër më të mundshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë, si Europa.
Gazetarja: Ju nuk mendoni se duhet të bëhet një pauzë, për hyrjet e reja ?
Po ju them ju francezëve diçka shumë të thjeshtë; Nuk duhet të shqetësohemi, sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do të jemi menjëherë anëtarë nesër.
Statusi i kandidatit është hapi i parë, pastaj janë negociatat që marrin rreth dhjetë vjet, ndaj nuk duhet të shqetësohemi. Por nga ana tjetër dua të përfitoj të them që është diçka e çuditshme që Franca, një nga shtyllat themeluese të Europës ndodhet në këtë situatë, mjaft të veçantë, ku të flasësh për Europën nuk është edhe aq e rregullt politikisht dhe është vërtet diçka që të bën të ndihesh keq.
Gazetari: Ju do të takoni nesër François Hollande dhe ndos...

Share This Video


Download

  
Report form