Kosove-Shqiperi, marreveshje per fondin e sigurimeve shendetesore

Report TV 2015-08-22

Views 1

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Shqipërisë dhe Kosovës do të nisin së bashku bashkëpunimin për të njehsuar praktikat e tyre të financimit dhe të përdorimit të metodologjive të njëjta. Kreu i Fondit shqiptar, Astrit Beçi ka deklaruar se shërbimet që financohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të përfitohen pa kosto shtesë nga pacientët edhe në spitalet private, në rast të mos arritjes së plotësimit të këtyre nevojave në spitalet publike.

Astrit Beçi deklaroi se bashkëpunimi mes dy institucioneve shëndetësore do të ketë në fokus metodën e pagesës për diagnozë, çka do të sjellë efikasitet në përdorimin e parave sipas nevojave.

Deri më tani janë falas 10 shërbime shëndetësore që financohen nga fondi, i cili kërkon bashkëpunimin e fondit të sapokrijuar Kosovar për shërbimet shëndetësore. Disa nga paketat falas janë ato të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, nefrologjisë dhe implantit koklear.

Share This Video


Download

  
Report form