Djajtë e kuq të Belgjikës u nisën sot me avion drejtë Brazilit për botërorin ku kanë 1 javë kohë që të përgatiten për ndeshjen e tyre të parë.
Djajtë e kuq do të përballen kundër Algjerisë të martën tjetër në 17 qershor në stadiumin "Mineirão" në Belo Horizonte.
Dy ndeshjet e tyre të ardhshme janë kundër Rusisë më 22 qershor dhe Koresë së Jugut më 26 qershor.