Qeveria: Gazifikimi i Shkupit nuk rrezikohet nga mosrealizimi i "Përroit Jugor"

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Ndalimi eventual i punimeve për gazsjellësin "Përroi Jugor" në Serbi dhe Bullgari, nuk prek Maqedoninë, as nga nevojat për gaz, dhe as nga plani i saj për gazifikimin e kryeqytetit. Pavarësisht të ardhmes së "Përroit Jugor", autoritetet e Maqedonisë nuk përjashtojnë mundësi të tjera alternative furnizimi, sikurse "Gazsjellësi Trans Adriatik". Zëdhënësi i Qeverisë Gjeorgjievski siguroi se shteti ka mjaftueshëm gaz dhe nuk është i kufizuar vetëm me "Përroin Jugor".

"Me rastin e zhvillimeve të fundit lidhur me vendimet e Bullgarisë, dhe nëse ato si të tilla realizohen dhe nuk ndryshohen, Qeveria tashmë po përpunon analiza lidhur me mundësitë për realizimin e projekteve të planifikuara në kuadër të sasive dhe kapaciteteve të tanishme të gazit që mund të sigurohet. Sipas vlerësimeve fillestare, nuk rrezikohet gazifikimi i Shkupit, edhe në rast të pamundësisë për realizimin e "Përroit Jugor", tha Aleksandar Georgiev, zëdhënës i Qeverisë.

Nga Qeveria gjithashtu thonë se gazi që merret nga Bullgaria, për momentin i mjafton Maqedonisë. Nga gazi i blerë, aktualisht Maqedonia përdor vetëm 15 % të tij. Nga qeveria thane gjithashtu se Maqedonia nuk kërcënohet nga mungesa e stabilitetit energjetik. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form