Pushimet verore, më pak oferta turistike

alsatmtv 2015-08-22

Views 3

Kriza ekonomike ndikon edhe në ofertat që i ofrojnë agjencitë turistike në shtet. Qytetarët shpenzojnë më pak para për pushimet verore, ndërsa kërkojnë të nxjerrin maksimumin nga ofertat e agjencive, pra me ato pak para synojnë të fitojnë sa më shumë shërbime. Prandaj, rezervimi i hershëm ose ai i minutave të fundit si dhe ofertat speciale, janë më tërheqëse për qytetarët.
"Mund të themi se një familje mesatare që do udhëtojë me dy fëmijë, nëse në të kaluarën ka qenë më komode në llogaritë e saj, këtë vit përpiqet të zgjedhë hotele ku do kishte kushte të mjaftueshme për ta dhe për fëmijët. Ende ndihet kriza ekonomike, por në numrin e udhëtarëve që do udhëtojnë, ndonëse është herët, sezoni tashmë sa ka filluar, përfundimi është: Po, do shkohet në pushime", tha Ana Krstevska Kalamadevska, AT "Savana".
Ende ka klientë të llojeve të ndryshme. Disa kërkojnë oferta modeste dhe të lira, ndërsa disa të tjerë kërkojnë luks; ka edhe nga ata që marrin dhoma me qira. Tradicionalisht destinacioni më i kërkuar në të gjitha agjencitë është Greqia, ndërsa më pas vijnë Turqia dhe Shqipëria.
"Ndoshta edhe buxheti, buxheti familjar, fuqia blerëse e secilës familje, i drejton kërkesat të jenë për Greqi, Turqi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci", deklaroi Veton Grubi, Operatori turistik VAS.
Nga agjencitë thonë se këtë vit kanë oferta për xhepin e çdokujt. Çmimet lëvizin prej 40 euro për apartament në Greqi, varësisht periudhës, deri mbi 1 mijë euro për pushim luksoz në Egjipt ose në ishujt ekzotik në Turqi.

Share This Video


Download

  
Report form