Trageti Vlorë-Brindizi prej 10 ditësh i bllokuar

Report TV 2015-08-22

Views 0

VLORE - Trageti linjës Vlorë-Brindizi prej 10 ditësh nuk e vijon itinerarin e tij, duke penalizuar të gjithë ata emigrantë që zgjedhin këtë linjë për të ardhur në Shqipëri për pushime ose për tu nisur drejt Italisë.

Trageti i kompanisë Red Star Ferris pesë ditë qëndroi në Brindizi me pretesktin e një remonti, ndërsa kur u kthye në qytetin e Vlorës ai u vendos në kalatë dhe prej pesë ditësh nuk kryen asnjë udhëtim, teksa drejtuesit e agjensisë pohojnë a=se ai ka pësuar një defekt.

Ky fakt ka dhënë impaktin e tij në qytetin bregdetar ku prej një muaji është celur edhe sezoni turistik. Drejtori i portit të Vlorës, Xhevahir Çeloaliaj, teksa pohon se është dijeni të këtij problemi pranon se mosfunksionimi i kësaj linje ka penalizuar ekonominë e qytetit, ndërsa shton se do merren masa ndëshkuese.

Kjo nuk është hera e parë që kompania Red Star Ferris, e cila ka monopolin e linjës Vlorë-Brindizi nuk e kryen rregullisht itinerarin e saj.

Share This Video


Download

  
Report form