Vlorë, djegia e mbeturinave rrezik për banorët, ndikon në turizëm

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Vlorë-Katastrofike mund të cilësohet gjendja në fushën e depozitimit të hedhurinave në Vlorë e cila është e parrethuar dhe e ekspozuar. Mbetjet qëndrojnë të grumbulluara në togje dhe digjen. Tymi dhe helmet të kthyer ne doksina drejtohet nga qyteti thuajse çdo ditë. Sezoni turistik normalisht që shton më tepër se zakonisht hedhurina urbane të cilat pasi mblidhen nga firma kontraktuese hidhen në ish-fushën e aviacionit fare pak larg qendrës historike të Vloreës.
Vetë fusha e depozitimit në afërsi të saj ka shumë objekte, banesa në proces legalizimi. Grumbullimi i mbetjeve dhe asgjësimi i tyre nuk bëhet me teknika dhe teknologji përkatëse, por u vërejt djegie në natyrë nga persona ende te pa penalizuar dhe ndotja e mjedisit është në masë të konsiderueshme nga djegia e plehrave.
Kjo fushë e depozitimit të mbetjeve është jashtë çdo lloj kushti teknik dhe krijon ndotje të mjedisit përreth dhe shqetësime për komunitetin e zonës. Sipas ekologjisteve, ka më shumë se 23 vjet që qyteti i Vlorës i djeg mbeturinat në të njëjtin vend dhe për këtë arsye ky shqetësim është ngritur edhe tek qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës për t'u gjetur landfilli për grumbullimin dhe përpunimin e plehrave. Është një ngërç që vijon, sidomos i dukshëm prej disa vitesh .
Qarku i Vlorës, pasi është institucioni që duhet të vendoste përfundimisht pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe më pas asgjesimn e tyre pasi Vlora si bashki nuk ka hapësira brenda vijës së saj të krijojë një landfill të vetin. Janë përcaktuar disa pika shpesh here që janë katër vende gjithsej, por është një investim shumë i madh që ende nuk është marrë përsipër nga askush.Pamjet janë mare ne një ditë krejt normale por kjo panoramë është e përditeshme në këtë zonë dhe në pyllin e sodës ku përveç prerjeve të pishave ky pyll po degradohet nga hedhja e mbeturinave urbane.
Karboni, sulfuri dhe dioksinat perhapen në ajër dhe më pas futen në mushkrite e qytetarëve ku sipas statistikave banoret të cilët jetojnë në zonat përreth fushës vuajnë nga sëmundjet polmonare si dhe fëmijet janë anemik thone shpesh herë mjeket.
Në stinen e verës por dhe në festat e fund vitit mbeturina trefishohen dhe digjen në këtë zonë shumë pranë qytetit.
Mungesa e një landflilldi bën që një pjesë e mirë e qytetit të Vlorës orëve të mbrëmjes të mbulohet nga një re tymi e pa zakontë dhe e pa përballueshme e mbytëse për këdo që bie në kontakt me të.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form