A1Report - Bulqizë, kundër HEC-it, banorët sulmojnë kompaninë

Report TV 2015-08-22

Views 6

HEC-i në do të ndërtohet në fshatin Valikardhë të Bulqizës dhe do të përdorë si burim ujin e Liqenit të Zi, burim të cilin banorët e fshatrave të komunës Zerqaz vadisin tokat bujqësore.

Ndërtimi i HEC-it me një vlerë prej 18.500.000 euro është aprovuar me vendim të Marsit të 2013 nga KRT

Sipas banorëve, projekti ka nisur pa marrë në konsideratë mendimin e tyre, duke shfrytëzuar të vetmin burim të katër fshatrave të kësaj komune dhe duke vënë në rrezik të mbjellat e tyre.

Sipas banorëve të zonës kjo është një çështje shumë immediate pasi një sifon metali prej 1800 m si dhe i gjithë ujëmbledhësi i Liqenit të Zi ,Liqenit të Valikardhes dhe Liqenit të Ternovës dhe Sopotit janë ujra që furnizojnë me ujëvaditës të gjitha këto toka, të cilat jo vetëm që do të thahen, por do të shkaktojnë, sipas banorëve, katastrofën më të madhe ekologjike.

Lidhur me këtë problem, banorët thonë se me anë të një peticioni të firmosur nga 150 kryefamiljarë, janë njoftuar edhe disa nga organet kompetente, si: prefektura e qarkut Dibër, Ministri i Mjedisit dhe i Bujqësisë, si dhe Kryeministri Rama.

Prej javësh banorët e kësaj zone protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it të Valikardhit.

Deri në zgjidhjen e këtij problemi jetik, banorët e kësaj zone do të vazhdojnë përshkallëzimin e protestave të tyre edhe në ditët në vijim.

Share This Video


Download

  
Report form