A1 Report - SHBA, vrasin 3 vetë në Las Vegas, 2 ishin policë, autorët vetëvriten

Report TV 2015-08-22

Views 2

SHBA - Dy policë të Las Vegasit u qëlluan dhe u vranë në një pritë, ndërsa hanin drekë në restorant të dielën. (8 Qershor)

Arkivolet me trupat e Oficerit të policisë Alyn Beck dhe Igor Soldo janë dërguar në Mjekësinë Ligjore pas të shtënave ku gjetën vdekjen.

Policia tha se një nga dy oficerët e vrarë arriti të kundërpërgjigjet me armë duke hapur zjarr mbi të dyshuarit, një burrë dhe grua, të cilët arritën të largohen në një dyqan aty pranë, ku më pas vranë një tjetër person të rastësishëm dhe më pas vranë veten gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Asnjë informacion nuk është dhënë në lidhje me të dyshuarit. Ndërsa personi i 3-të i vrarë nga të dyshuarit mbetet ende i paidentifikuar.

Asnjë motiv për vrasjet nuk është treguar nga policia.
Në pamje ceremonia mortore e dy efektivëve të vrarë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS