Sezoni turistik, Rama: Jo më plazhe me plehra e 100 % të zaptuar nga privati

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tirane- Kryeministri Rama u ka premtuar hapësira publike shqiptarëve në plazhe duke u kërkuar autoriteve lokale që të zhdukin fenomenin e zaptimit 100% nga private.
Duke prezantuar strategjinë e sezonit turtistik, shefi i qeverisë nuk kurseu me kritika të ashpra as për drejtuesit e pushtetit vendor në zonat bregdetare që janë të gjithë të zgjedhur socialistë.
"Nuk do të ketë asnjë plazh ku ligjin 100 % do ta marrë privati" tha Rama i pranishëm në konferencën për prezatimin e planit të masave të sezonit turistik.
"Do t'i japim fund zabtimit të plazheve që marrin me qira plazhe dhe bëjnë prej vitesh që mos ketë asnjë metër plazh publik në Shqipëri. Kjo do të marrë fund, në kemi marrë një vendim në qeveri ku do të ndajmë territoret. Privati do të marrë një kontratë të drejtën për të shfrytëzuar një pjesë të kudratit ku do të mbajë. Ndërkohë që historia që një shqiptar që duhet të shkeli rerë dhe det duhet të paguajë do të marrë fund.Në nuk do të tolerojmë asnjë. Plazhët janë të popullit shqiptar dhe janë të çdo shqiptari pa detyrime për të paguar para për tu futur në det", u shpreh Rama.
Duke mos dashur të përsërisë paraardhësit me premtime të vapës, kryeministri Edi Rama i ka premtuar shqiptarëve masa normale në sezonin turistik duke lënë mënjanë çudirat.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS