A1 Report - Sao Paulo, punëtorët e metrosë presin Kupën e Botës me protesta

Report TV 2015-08-22

Views 0

Punëtorët e metrosë në Sao Paulo thanë se do vazhdojnë grevën e tyre pasi gjykata rajonale vendosi ndalimin e tyre nga puna.

Një sesion i veçantë i gjykatës u bëri thirrje të dielën për shkak së qyteti do të presë ndeshjen e hapjes së Kupës së Botës 2014 këtë të enjte më 12 qershor.

Guvernatori i shtetit të Sao Paulo, Geraldo Alckmin, bëri thirrje punëtorëve të kthehen në postet e tyre duke u shprehur se janë dëmtuar mjera qytetarë të Sao Paulos të cilët udhëtojnë me metronë.

Greva e cila ka shkaktuar trazira masive dhe kaos në qytet sot vijon në ditën e pestë të zhvillimit të saj.

Punëtorët, të cilët janë në grevë janë ndarë në dy pjesë, njëra pjesë ka pranuar ofertën e ofruar për rritje të pagave prej 8.7 për qind dhe pjesa tjetër vijon grevën për të kërkuar rritje page prej 12.2 për qind

Share This Video


Download

  
Report form