PDK kryeson zgjedhjet, pasohet nga LDK e VV. Thaçi shpall fitoren në shesh

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Pak para orës 12 kreu i Partisë Demokratike të Kosovës pa pritur rezultatin preliminarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve ka shpallur fitoren e 'Misionit të Ri". Për të parin e PDK-së, Pavarësia e Kosovës është vetëm fillimi e jo fundi.
"Sot qytetarët e Kosovës u përballen me një pyetje të thjesht por vendimtare për Kosovën, çfarë lloj shteti duhet të ndërtojmë. Dhe sonte vota demokratike e dëgjoi përgjigjen e qytetarëve të Kosovës shumë qartë. Qytetarët e Kosovës jo vetëm që e dhanë verdiktin e tyre por ushtoi në mbarë vendin, nga Prizreni në Mitrovicë, nga Peja në Gjilan e gjithandej në Republikën e Kosovës", ka thënë ai para shumë qytetarëve që janë mbledhur për të festuar në sheshin 21.
Thaçi po ashtu ka shtuar se 'Kosova duhet të jetë krenare', pasi që sipas tij këto ishin zgjedhjet që u përqendruan në qytetarët e Kosovës, të cilët sipas tij vendosen për modelin e shtetit.
Ne zgjedhjet e sotme ne Kosove 42.08 për qind e qytetarëve, apo 750 mijë e 112 votues në 38 komuna ju kanë përgjigjur thirrjes për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2010 ka një rënie prej 279 votave sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Qe prej ores 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitje të ndonjë ankese në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa lidhur me procesin e votimit.
Sa i përket vendvotimeve në Skenderaj për të cilat janë raportuar parregullsi nga organizata Demokracia në Veprim, Daka tha se komisionerët janë ndaluar që të japin deklarata dhe nga KQZ janë dërguar komisionerët rezervë të cilët do të bëjnë numërimin e votave për ato vendvotime.
Edhe Prokuroria e Shtetit në Koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u marrë me këtë çështje.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form