Neser provimi i matematikes, Malaj: Kush kapet me celular, përjashtohet

Report TV 2015-08-22

Views 3

Për maturantët që kapen me celularë në testin e provimit të maturës, do të ketë penalizime të forta deri në përjashtime. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, vetëm një ditë përpara zhvillimit të provimit të Matematikës, ka deklaruar se ka vendosur masa strikte edhe për administratorët e provimeve, me qëllim miradministrimin e tij.

Po ashtu Malaj u ka bërë apel prindërve që të mos qëndrojnë pas derës së shkollës.

45 mijë maturantë do të hynë ditën e hënë në provimin e detyruar të Matematikës. Provimi fillon në orën 10:00, dhe testi përmban 25 pyetje. Për t'u klasifikuar kalues ata duhet të sigurojnë së paku 10 pikë, provimi i fundit i maturës janë ata me zgjedhje që do të zhvillohen me datë 18 qershor.

Share This Video


Download

  
Report form