Tibetianët marshuan në kryeqytetin indian të Nju Delhi të dielën (8 qershor) për të protestuar kundër vizitës së Ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi dhe të sensibilizojnë rreth Tibetit.
Protestuesit thërrisnin "Free Tibet", ata bllokuan rrugët dhe dogjën një flamur kombëtar kinez gjatë protestës.
Presidenti i Kongresit të Rinisë Tibetiane, Teniz Jigme i bëri thirrje qeverisë për të diskutuar Tibetin me Kinën
"Sot Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka ardhur në Indi me ftesë të Kryeministrit Narendra Modi. Pra, ne jemi këtu për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me Tibetianet dhe ne nxisim kryeministrin (Narenda) Modi se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kinez ai duhet të ngrejë çështjen tibetiane dhe ne gjithashtu duam të informojmë Narendra Modi se në Tibet ndodhin shum mizori që nga viti 1959 .
Modi muajin e kaluar ftoi Presidentin kinez Xi Jinping për të vizituar, duke kërkuar angazhim më të madh në mes të dy kombeve më të populluara në botë për çështjet e tregtisë dhe sigurisë rajonale.