Mungojnë thertoret e e liçensuara, tregtarët e Fierit: Po na krijohen shumë probleme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Mungesa e thertoreve të liçensuara është kthyer në një problem për tregtarët e mishit në zonat rurale, jo vetëm në kosto por edhe në kohë.
Mjaft evident ky problem qëndron në komunën Libofshë, në të cilën tregtarët detyrohen të shkojnë në thertore të licensuara larg komunës së tyre. Për ta, kjo u kushton shumë ekonomikisht, ndërsa ngrenë dhe problemin e konkurencës së pandershme me tregtarët e palicensuar.
"Që kur kam filluar punën time si kasap nuk kam parë thertore. Unë vetë e kam ngritut një thertore, pak a shumë e bëra deri diku se në disa vende që s'kishte, dhe nuk ka akoma, dhe bëja punimet e mia. Sot për sot nuk është e mirë , që unë të gjej thertore të zhvlerësuara , të qoj mallin, dhe të konsumohet këtu nuk bën. Ose do vijë dita ta mbyll dyqanin fare. Bëjmë thirrje si tregëtarë si jemi , për biznesin, jo vetëm për mua , por për këdo të merret një farë mase. Sepse e shumta ka biznese që therin pa liçensë, pa raport, dhe pa gjë fare" - shprehet njëri prej tregëtarëve të mishit.
Një tjetër problem po kaq madhor është edhe mungesa e vulës seëkontrollit në produktet e mishit, sepse në zonat rurale ka mjaft subjekte që operojnë pa kontroll të produktit, duke dëmtuar subjektet e liçensuara dhe duke qenë një rrezik për jetën e konsumatorëve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form