Tirane- Kërkesën e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, ndaj Prokurorit të Përgjithshëm , për të hapur hetimet për negociatorët e paktit detar me Greqinë të rrëzuar në 26 janar 2010 nga Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha, e cileson një sulm të hapur ndaj opozitës.
Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, këtë vendim ja atribuon kryeminsitrit Edir Rama , duke e cilësuar presion të hapur ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, në atë kohë ministër i jashtëm.
"Kjo është përpjekja e fundit e Spiro Kolekës, për të goditur opozitën shqiptare. Një gjë është e sigurtë , se në qoftë se shqiparët thonë miku mikut i ngjet 40 vjet para, nipi dajës i ngjet edhe 60 vjet para" -- u shpreh Berisha
Por Ministri i Jashtëm Dimir Bushati, i prerë në deklaratën e tijë, mohon që kjo kërkesë të ketë qëllime presioni.
"Kjo nuk ka pse të acarojë marrëdhëniet me opozitën për shkak se ish Ministri i Jashtën është sot kryetarë i Partisë Demokratike. Sepse këto janë dy proçese institucionale" -- tha Bushati.
Në mbështetje të ministrit Bushati, shprehet dhe aleati kryesorë në qeveri, lëvizja socialiste për integrim.
"Nëse ka fakte që Ministri gjykon se kanë të bëjnë me shpërdorime apo me shkelje proçeduriale, kjo është një çeshtje që nga ky çast i përket Prokurorisë"- tha Luan Rama.
Ish-kryeminstri Berisha, e cileson te pa aftë këtë qeveri, për të negociuar apo për të gjetur zgjidhje me fqinjët.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/