A1 Report - Burg furnizuesit me arme te Sinanajt, ja fotot e Albin Mexhajt

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Albin Mexhaj i dyshuar si furnizuesi me armë i vrasësit me pagesë Julian Sinanj do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve. Këtë ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa vetë Mexhaj dhe avokati i tij mbrojtës mohojnë akuzën. A1Report sjell fotot e Albin Mexhajt, ndërsa si provë e fortë për organin e akuzës është dëshmia e vetë Julian Sinanjt të arrestuar si vrasës me pagesë për llogari të bandës së tritolit, i cili deklaron se armët i ka blerë tek Albin Mexhaj.

A1Report sjell fotot e Albin Mexhaj personit të arrestuar në Shkurt të këtij viti për armbajtje pa leje teksa nga blutë e Tiranës iu sekuestruan 3 pistoleta. Kënë qenë hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat kanë mundur të zbulojnë se Maxhaj armët nuk i kishte vetëm për t'i mbajtur, por dhe për trafikim teksa dyshohet se disa armë dhe një antiplumb Mexhaj ja ka shitur dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj të arrestuar pas zbulimit të bandës së tritolit.

Tashmë pritet që Mexhaj të përballet me drejtësinë me dy akuza, ajo e armëmbajtjes pa leje, për të cilën është arrestuar në shkurt të këtij viti, si dhe me akuzën e trafikimit të armëve teksa rezulton nga provat e organit të akuzës dhe dëshmive të Sinanajt se armët i siguronte nëpërmjet Albin Mexhajt.

Share This Video


Download

  
Report form