Elbasan -- Tërmeti i datës 19 maj me epiqendër Belshin ka shkaktuar dëme materiale, por nga inspektimet e grupeve të punës në terren nuk u shpall "gjendja emergjente" me anë të së cilës, shteti do të ndërhynte 100% në ndihmë të familjeve të prekura.
Në takimin e organizuar në prefekturë me kryetarët e bashkive dhe komunave që u preken nga tërmeti, i pranishëm ishte dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili ishte skeptik për statistikat e dala mbi familjet e dëmtuara.
Sipas tij, me këtë situatë mund të përfitohet në kurriz të shtetit, por nga ana pushtetit vendor nuk ka ardhur asnje dosje në institucionin që ai drejton ku të ishte perpiluar materiali mbi gjendjen emergjente apo edhe për vlerën financiare të këtyre demeve.
Premçi tha: "Jemi 20 ditë pas termetit, por ende nuk ka një vlerë financiare për dëmet e tij. Me këtë fatkeqësi natyrore nuk duhet të abuzohet, pasi shumë prej pallateve të dëmtuara janë ndërtuar në vitet 1950."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/