A1 Report - Princesha e Spanjes drejton ndarjen e Çmimeve Nderkombetare ne Mode

Report TV 2015-08-22

Views 3

Princesha e Spanjës, Letizia ka drejtuar edicionin e parë të ndarjes së Çmimeve Ndërkombëtare të Modës në muzeun e Mbretëreshë Sofia në Madrid. Princesha, e cila do të jetë Mbretëresha e ardhshme si bashkëshorte e Princ Filipit kur ai të marrë kurorën, i dha një çmim stilistit Adolfo Dominguez për karrierën dhe kontributin e tij në industrinë e modës të Spanjës.
Gjithashtu në këtë event u shpërblye me një çmim. Stilisti Roberto Exteberria
Letizia në fjalën e saj u shpreh se puna e madhe e këtyre stilistëve në industrinë e modës ka ndihmuar në përmirësimin e imazhit të Spanjës në botë.
"Fillimisht dua të përgëzoj dizenjuesit për punën dhe mundin e tyre, pasi kjo ka një rëndësi tepër të madhe për "etiketimin" e Spanjës, ashtu siç ka çdo industri, por roli i modës është shumë më i rëndësishëm" është shprehur Princesha e Spanjës.
Mbreti i Spanjës Juan Carlos vetëm pak ditë më parë është shprehur se ai dëshiron t'ja kalojë fronin Filipit për të stabilizuar situatën pas skandaleve që kanë goditur monarkinë në një kohë krize ekonomike dhe rritjesh të pakënaqësive mes elitës së gjërë politike.
Mediat Lokale spekulojnë se Filipi mund të kurorëzohet këtë 19 qershor megjithatë ende nuk është publikuar një datë zyrtare.
Në 2004 Princ Filipi u martuar me Letizian, një ish prezantuese lajmesh e divorcuar, me të cilën ka dy vajza.

Share This Video


Download

  
Report form