Shpërthimi i KEK në Kosovë, konfirmohen 2 viktima, një punëtor nxirret i gjallë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Kosovë-Dy të vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci përfundimtar i shpërthimit në termocentralin Kosova A në Obiliq.
Gjithçka nisi në orën 10 të së premtes kur një shpërthim i fortë është dëgjuar deri në Prishtinë.
Zhurma e fortë dhe tronditëse vinte nga Obiliqi aty ku termocentrali "Kosova A" furnizon me energji gjithë vendin. Kjo është bombula me gaz butan që ka shpërthyer duke sjellë këtë ngjarje të rëndë.
Shpërthimi ka qënë i fuqishëm duke mbjellë panik në mbarë vendin. Ajo që u përcoll nga mediat dhe autoritetet fillimisht fliste për një bilanc tragjik, 3 të vdekur dhe rreth 13 të plagosur.
Qendra spitalore ku u dërguan të plagosurit publikoi menjehërë listën me emrat e 13 të lënduarve, rreth një orë pasi ndodhi shpërthimi. Ndërsa familjarët u mblodhën në oborrin e spitalit të tronditur nga lajmi
Rreth orës 14:00 u nxorr trupi pajetë i 65 vjecarit, Lufti Jashari.
U deshën rreth 8 orë kërkime që nga momenti i shpërthimit derisa erdhi dhe lajmi i mirë, për një prej personave që rezultonin të zhdukur.
Ishte ora 18:00 e pasdites kur erdhi dhe lajmi i mirë, një mrekulli gati e pabesueshme. 28 vjeçari Tefik Bela u nxorr i gjallë nga rrënojat
Mes gëzimit, duartrokitjeve e lotëve, i riu është përcjellë për në spital, ku mjekët pavarësisht gjendjes së rëndë kanë dhënë shpresa për mbijetesë.
Dy orë pas këtij momenti u konfmimua dhe viktima e dytë e këtij shpërthimi. Ai është 51-vjeçari nga Vushtria, Bashkim Mehana.
Ndërkaq operacioni i kërkimit u ndërpre në orët e vona të mbremjes. Kreu i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se nuk ka më rrezik për shpërthime të tjera.
Pas shpërthimit u krye evakuimi i familjeve pranë termocentralit. Ndërsa banorët kanë thënë për mediat në Kosovë se prej ditës së enjte ka nisur një rrjedhje e hidrogjenit e cila është injoruar nga drejtuesit e KEK. Tashmë do të jenë hetimet që do të zbardhin shkakun e shpërthimit dhe nëse ka pasur neglizhencë në menaxhimin e situates.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form