A1 Report - Ecovolis: Lironi korsite tona, 1 makine e parkuar sa per 12 biçikleta

Report TV 2015-08-22

Views 4

Tirana është ndoshta ndër të paktat kryeqytete të botës që korsitë e dedikuara të biçikletave përdorin si vend parkimi nga drejtuesit e makinave. Pikërisht për këtë arsye në moton "Liro Korsitë" të mbështetur edhe nga "Ecovolis" ata që preferojnë të përdorin biçikletën si mjet transporti, kanë organizuar një aktivitet sensibilizues duke kërkuar më shumë siguri. "Në Tiranë përveç atyre pak që e përdorin biçikletën përditë pjesa tjetër janë shumë neglizhentë përsa i përket biçikletës, nuk të respektojnë.

Ne sot kishim një pedalim kur mbi 3 raste desh na shtypën. Shoferët janë të pandergjegjshëm për këtë gjë. Të respektohen ato korsi që janë. Lëvizja liro korësitë është pikërisht për këtë punë duke u ulur në ato korsi që janë shtëpitë tona, duke i mbrojtur ato korrsi dhe nga ana tjetër ndërgjegjësohet dhe fryma e shoferëve qe këta qytetarë e kanë të drejtën në atë rrugë, këta qytetarë duhen respekuar dhe siguruar sepse po ndodhim aksidente një pas një."-është shprehur Eneid Mato.

Përfaqësuesit e bashkisë së Tiranës, të pranishëm ne këtë aktivitete, kanë premtuar mbështetje. "Ky është rasti që mbi bazën e kësaj iniciative të shoqërisë civile mund të dilet me një set standardesh të bashkëndara dhe pastaj korsia në tortuar apo në rrugë rëndësi ka që të këtë këto standarde sigurie, kontinuiteti dhe rrjedhshmërie, pra mos të këtë ndërprerje".-ka thënë Romeo Hanxhari.

Sipas ambientalistëve në Shqipëri përdoren makina për të zbritur edhe deri tek dyqani i bukës ndaj ata propozojnë aplikimin e tarifave parkimi deri në 300 lekë në orë, gjë që do të sillte përdorim më të pakët të automjeteve. Për ta ilustruar ata kanë improvoizuar edhe sipërfaqen që zë një makinë për t'u parkuar, e barabartë me sipërfaqen që u duhet 12 biçiklitave.

Share This Video


Download

  
Report form