A1 Report - Ambasada e SHBA i dhuron 3 automjete policise kufitare

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - Ambasada Amerikane i dhuron Policisë së Shtetit 3 automjete për patrullim dhe pajisje të tjera për shërbimet e Policisë Kufitare, në kuadër të Programit EXBS.
Në ceremoninë e zhvilluar ditën e enjte në ambientet e Policisë së Shtetit morën pjesë Zv/Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë Altin Qato, Sokol Bizhga dhe Pëllumb Nako si dhe Zv/Ambasadori Amerikan në Tiranë, Henry Jardine i shoqëruar edhe nga Oficeri përgjegjës i programit EXBS për Shqipërinë, Rosser Baldwin.

Ndërkohë, zv.Ambasadori Amerikan në Tiranë, Henry Jardine, theksoi se "Ky dhurim që përfshin mjete patrullimi dhe aksesorë që arrijnë vlerën e 54 mijë dollarëve. Është një provë e mëtejshme e vendosmërisë sonë për të ndihmuar Shqipërinë në arritjen e synimeve Evropiane".

Programi EXBS, i cili i ka fillesat në vitin 2003, i ka dhuruar policisë kufitare rreth 3 milionë dollarë në trajnime, pajisje dhe mbështetje për të promovuar zhvillimin efikas të kapaciteteve të sigurisë kufitare. Ndërkohë dhurimi i sotëm përfshin automjete patrullimi dhe aksesor, të cilat arrijnë vlerën e 54 mijë dollarëve.

Share This Video


Download

  
Report form