MPB-ja promovon Njësitin e ri për rend dhe qetësi publike

alsatmtv 2015-08-22

Views 3

Në Qendrën për trajnim në Idrizovë, Ministria e Brendshme sot e promovoi Njësitin e ri për rendin publik dhe për ndërhyrje. Njësiti i ri përbëhet nga pjesëtarët e zgjedhur të policisë, kurse në të ka 207 persona. Nga Ministria e Brendshme shpjeguan se përparësia e njësitit të sapo formuar është mundësia për reagim më të shpejtë gjatë situatave të ndërhyrjes. Deri më tani, gjatë shkeljes së rendit dhe të qetësisë publike, MPB formoi ekipe për ndërhyrje, duke i rekrutuar të shpeshtën pjesëtarët e njësive të Posaçme të Policisë dhe të Njësisë për sistemim të shpejt.

"Njësia e rendit dhe qetësisë publike dhe e ndërhyrjes do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha llojet e tubimeve publike, duke filluar prej ngjarjeve sportive dhe kulturore, të lajmëruara dhe të pa paralajmëruara të qytetarëve si dhe format e tjera të pakënaqësisë të shprehur përmes tubimeve të organizuara ose të paorganizuara publike. Ajo duhet të veprojë dhe për parandalimin e veprave penale me elemente të dhunës dhe ndalimin e shkelësve të rrezikshëm", tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form