Fluturimet e drogës, flota e narko-trafikut në Itali

Report TV 2015-08-22

Views 2

Nga Amerika e Jugut në drejtim të Veri, ose në drejtim të Afrikës. Ose nëpërmjet Honduras. Madje më tej, nga zonat kufitare të Meksikës në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Më avionë të vegjël, të lehtë, të tipit "Piper", "Cessna", të modifikuar, dhe nganjëherë edhe me avionë të vegjël, të dorës së tretë, për pasagjerë. Flota e narko-trafikut është e fuqishme. Nuk ka afat kohor, nuk ka as kufij. Kufijtë janë një linjë fluturimi, dhe nuk respektohej. Avionët e trafikut janë bërë një mjet transporti që nga koha e Pablo Escobar dhe karteleve kolumbiane të drogës, në mes të viteve '70 dhe '80, kur trafikut të kokainës iu dha organizim industrial, një logjistike komplekse, dhe një qasje shumëkombëshe ndaj emigracionit të paligjshëm. Tashmë pjesa mes Amerikës së Jugut dhe të kufirit Meksikë SHBA, duke përfshirë edhe Karaibet, mbetet pjesa më e rrahur nga trafiqet e drogës me avionë.

Dhjetëra piratë ajrorë zbarkojnë çdo natë ngarkesat e kokainës. Në fillim të viteve 2000, trafikantët e drogës kanë hapur korridorin trans-oqeanik, drejt Afrikës. Dhe pastaj, për të vijuar, u hapën rrugë të vogla drejt Europës: Marok-Spanjë; Marok-Francë; Francë-Angli. Së fundi, më 10 maj 2014, një ulje emergjente e një avioni tip "Piper" në bregdetin Adriatik sinjalizoi hapjen e fundit të një rrjeti trafiku ajror, nga Shqipëria dhe Ballkani, drejt Italisë.

Share This Video


Download

  
Report form