Selmani: Vendim skandaloz i Gjykatës Kushtetuese

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës kushtetuese në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit 2012 që kishte të bëj me gazetarët, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, drejtësinë do ta kërkoj në gjykatën e Strasburgut. Nisma është në përgatitje e sipër dhe pritet së shpejti t'i dërgohet gjykatës evropiane, kështu bëri të ditur kryetari i SHGM-së Naser Selmani.

"SHGM dhe gazetarët e prekur do të kërkojnë drejtësi para gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Besojmë se gjykata evropiane për rastin e 24 dhjetorit me gazetarët do të konstatoj shkelje të të drejtës për lirin e fjalës dhe të informimit sepse dëbimi I gazetarëve nuk është bërë në pajtim me ligjin I cili kërkon dy të tretat e votave për mbylljen e mbledhjes së kuvendit por është bërë në bazë të një vlerësimi të sigurimit të kuvendit", deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM.

SHGM-ja vendimin e gjykatës kushtetuese e cila nuk ka konstatuar shkelje gjatë dëbimit me forcë të gazetarëve nga Kuvendi, e ka cilësuar si skandaloze, absurde dhe të rrezikshme për demokracinë në vend. Kjo sipas tyre do të nxij edhe më shumë imazhin e vendit në botë.

"Me përgjegjësi të plotë themi se deri sa gazetarët ishin në galeri askush nuk ka gjuajtur në drejtim të tyre me sende të forta. Gjykata kushtetuese me vendimin për 24 dhjetorin dërgoi një porosi shumë të rrezikshme te të gjithë gazetarët dhe qytetarët e Maqedonisë se neni 16 i Kushtetutës është vetëm një e drejtë deklarative . Institucioni më i thirrur që duhet të mbroj të drejtat dhe lirit e qytetarëve nuk është në gjendje të konstatoj një shkelje drastike dhe të garantoj këtë të drejtë", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM.

Vendimi është sjell para një muaji dhe nuk është marr parasysh kërkesa e SHGM për pjesëmarrjen e tyre në seancë. Nga SHGM paralajmëruan se hapi i parë pas formimit të qeveris, do të jetë inicimi i plotësim ndryshimeve në ligjin për shërbime audio dhe audiovizive në pjesën që kanë të bëjnë me dënimet. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form