Shkodër- " Greva është një e drejtë për të manifesuar që është e njohur kudo, por une do ta mbaj të ndarë nga rrugëtimi europian. " kjo është deklarata që ambasadori i Italisë Massimo Gaiani përcolli pasditen e djeshme nga Shkodra një ditë para se KE të publikojë progres raportin për Shqipërinë.
Ambasadori nuk e sheh si shqetësim, por si një punë të mirë të policisë, kapjen e sasive të mëdha të drogës me origjinë Shqiptare nga policia Italiane. Këtë koment i bën nga Shkodra ambasadori i Italisë Massimo Gaiani, fenomenit që ka mbërthyer në akuza e kundër-akuza politikën shqiptare. Gaiani thotë se i duhet dhënë fshikullim trafiku të lëndëve narkotike nga të gjitha vendet, ndërsa nuk lë pa komentuar edhe imazhin që në këtë rast percjell vendi.
"Fakti që ka sekuestrime do të thotë që aksioni i policisë funksionon. Natyrisht është një shenjë pozitive dhe shpresojmë të vazhdojë ky aktivet dhe të jetë me efikas, për të fshikulluar një fenomen që dëmton vendet tona dhe Europën.
Por a e dëmton kjo imazhin e Shqipëri?
"Ajo që Europa sheh është përmbushja atyre reformave që i janë kërkuar Shqipërisë. Kjo është pika themelore. Pastaj natyrisht që në çdo shoqëri ka njerëz që gabojnë, por ajo qe vjen e e analizuar është vullneti dhe kapaciteti i atij vendi për të kapërcyer fenomenet negative dhe të përmbushë ato reforma që janë të domosdoshme për rrugëtimin europian.
Statusi, Greva e ndarë nga rrugëtimi drejt BE-së
Për statusin, Gaiani është besim-plotë se Shqipëria e meriton, madje sipas tij sot më shumë sesa në dhjetor.
Një koment të shkurtër ai ndan edhe për grevat, të cilat dëshiron t'i mbajë larg rrugëtimit europian të Shqipërisë.
" Greva është një e drejtë për të manifesuar që është e njohur kudo, por une do ta mbaj të ndarë nga rrugëtimi europian. Ne jemi besimplotë pasi komisioni brenda këtyre orëve prezanton raportin. Italia besonte që në dhjetor se Shqipëria meritonte statusin. Besojmë se rruga e bërë që atëherë ishte pozitive dhe sot natyrisht kjo njohje është më e merituar.