A1 Report - Banoret e Kalimashit protesta per dhenien me koncesion te minieres

Report TV 2015-08-22

Views 3

KUKES - Banorët e fshatit Kalimash të Komunës Mal-zi të rrethit të Kukësit kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë punimet e një firme në minierën e Kalimashit.

Ndërkohë gjatë protestës ata kanë patur përplasje me policinë ndërsa në mbështetje të policisë Kukësit kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të shpërndarë banorët që protestonin dhe për të mbrojtur kompaninë e cila është e licencuar për shfrytëzimin e kromit, në këtë zonë.

Banorët shprehen se kanë dalë në protestë pasi pasuria e zonës po shfrytëzohet nga firma fantazmë që po e shkatërrojnë prej katër vitesh pasurinë minerale të kromit të minierës së Kalimashit dhe në tërësi gjithë ekosistemin e zonës.

Banorët thonë se duan që t'a shfrytëzojnë vetë pasurinë minerare ndërkohë që kërkojnë shpërbërjen e koncensionit. Në këtë minierë, vite më parë numëroheshin më shumë se 15OO punëtorë, ndërkohë që tani nuk janë më shumë se 3OO punëtorë të cilët më së shumti bëjnë grumbullimin e kromit.

Share This Video


Download

  
Report form