Miliarderi rus Dimitri Rybolovlev zgjedh Sarandën për të festuar ditëlindjen e vajzës së tij. Mbi 65 personalitete të famshëm, mes tyre dhe miliarderë kanë zbarkuar mbrëmjen e së hënës së 2 qershor në bregdetin e Sarandës, me kruazerën "Seabourn" dhe pesë jahte tepër luksozë.
Ndërsa kruazera "Seabourn" me një gjatësi 70 m u ankorua në gjirin e Sarandës, jahtet njëri pas tjetrit u ankoruan në portin e qytetit.
Rreth 65 persona Vip kanë udhëtuar nga Korfuzi për në Sarandë dhe ardhja e tyre në qytet ishte private.
Mësojmë se mes tyre kanë qenë 4 miliarderë amerikanë, pronari i kompanisë më të madhe të verërave në Amerikë, presidenti i Klubit të Futbollit të Monaco, Dimitri Rybolovlev, përfaqësues revistash mode si "Vanity" apo nga gazeta "Nju York Time" etj.
Vipat e ardhur mbrëmjen e së hënës zgjodhën gjirin e qytetit të Sarandës për të festuar ditëlindjen e vajzës së presidentit të Futbollit të Monaco dhe darkën e organizuan tek kruazera "Seabourn".
Nuk është hera e parë që kruazera "Seabourn" ankorohet në gjirin e Sarandës. Herë të tjera ajo ka sjellë vizitorë të huaj, kryesisht amerikanë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/