Durrës - Me ardhjen e sezonit nis dhe fluksi i vizitave të anijeve krocere në portin e Durrësit.
Sot është ankoruar anija "Nautika" me flamur islandez, e cila ka sjellë rreth 650 pasagjerë nga SHBA, Australia, Franca, Britania dhe Madhe.
Turistët kanë vizituar më pas pikat turistike të qytetit bregdetar, Krujën dhe kryeqytetin.
Sipas të dhënave nga kapiteneria e portit të Durrësit, së shpejti pritet ardhja edhe e disa krocerave të tjera turistike, që do të ndikojnë në rritjen e numrit të turistëve ditorë që frekuentojnë qytetin bregdetar.
Durrësi tashmë është kthyer në destinacion dhe për turizmin elitar, ku në guidën e agjencive evropiane dhe amerikane për t'u vizituar, është përfshirë dhe porti i Durrësit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/