A1 Report - Shenjtërohet "Ngjallja e Krishtit" me krerët e Kishës Ortodokse

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Në një ceremoni madhështore është zhvilluar mesha që u shenjtërua katedralja ortodokse "Ngjallja e Krishtit". Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtuesit më të rëndësishëm të Kishës Ortodokse Botërore dhe krerë të politikës shqiptare. Përveç aspektit simbolik, katedralja është një nga veprat më të bukura arkitekturore që ka vendi.

Drejtuesit më të lartë të Kishës Ortodokse Botërore kanë qenë të pranishëm dhe drejtuar meshën e veçantë, që shenjtëroi katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Ceremonia filluar që në orën 8 të mëngjesit, ku përveç besimtarëve të shumtë nga gjithë vendi. Ra në sy prania e drejtuesve më të lartë të politikës, duke filluar me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kreun e Parlamentit Ilir Meta dhe kryetari i Demokratëve Lulzim Basha, të cilët edhe pse ishin në të njëjtin rresht evituan qoftë edhe një shtrëngim duarsh.

Pas kryerjes së ritualeve që parashikon edhe liturgjia ortodokse. Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, mbajti edhe një fjalë të posaçme.

Kreu i kishës shqiptare, u ndal të vështirësitë që ishte përballur në fillim të viteve '90 kur erdhi për herë të parë në vendin tonë. Por pas gjithë këtyre viteve përpjekje dhe mund, Janullatos tha se kjo kishë është simboli më i mirë, se ortodoksizmi në Shqipëri ka rilindur.

Ndërsa patriarku Ekumenik Bartolomeu i parë, që është edhe drejtuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Botërore, tha se kjo vepër e ngre Shqipërinë, në vendet më të rëndësishme të besimit ortodoks.

Në këtë eveniment të rëndësishëm për besimtarët ortodoksë, morën pjesë krerë të kishave ortodokse të botës, si Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë, Patriarku i Jeruzalemit, Theofili i III; Patriarku i Rumanisë, Danieli; Kryepesokopi i Greqisë, Jeronimi; i Qipros, Krisostomi; Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, Nikon Liolini; Kryepeskopi i Varshavës, Sava, Patriarkut të Serbisë, Irinej dhe delegacionit të Kishës Ortodokse të Moskës.

Prania e kryepeshkopit serb, ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, pasi Irenej shpesh herë ka lëshuar deklarata tejet të ashpra dhe radikale lundër shtetit të Kosovës.

Katedralja e re në Tiranës "Ngjallja e Krishtit", ka qenë dikur në Sheshin "Skënderbej", pikërisht në vendin ku sot ndodhet Hotel "Tirana International", por u shkatërrua nga regjimi komunist në vitin 1967.

Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës "Ngjallja e Krishtit", është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër, katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967.

Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore. Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin, që përmban kuptimin e kohës së pafundme (së përjetshme), aksi kulmor i të cilit (ai që lidh tokën me Qiejt) përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky...

Share This Video


Download

  
Report form