"Do ta rilindim Gjirokastrën, këtë vlerë të jashtëzakonshme të qytetërimit evropian, pjesë e trashëgimisë botërore, e braktisur për vite të tëra".
Kështu ka deklaruar nga Gjirokastra kryeminsitri Rama ku ndodhej sot për një vizitë njëditore i shoqëruar nga presidenti i fondacionit shqiptaro -- amerikan të zhvillimit Majkell Granoff, ministri Veliaj dhe ministria e kulturës Mirela Kumbaro.
Kryeminsitri Rama ka shëtitur në këmbë pjesën muzeale të qytetit ku i ka treguar nga afër z. Granoff disa nga shtëpitë karakteristike të qytetit.
"Qytetit do t'i rikthejmë shkëlqimin dhe këto monumente do të kthehen në instrumente të zhvillimit ekononik dhe të turizmit që sot pasdrejtësisht i mungon Gjirokastrës" u shpreh Rama.
Ndër të tjera kryeministri Rama ka folur edhe për nivelin e lartë të papunësisë dhe varfërisë në Gjirokastër që ai i ka konsideruar në nivele të patolerueshme, ndërkohë që Gjiroksatra është shprehur ai është një minierë e vërtetë mirëqenieje.
Kryeministri Rama ka premtuar nëj kapitull të ri për Gjirokastrën në 4 vitet e ardhshme.
Gjatë vizitës në Gjiroskatër kryeministri Rama ka vizituar shtëpitë monument kulture të Skëndulatëve, Babametove si dhe është ndalur në kalanë e qytetit dhe në zonën muzeale."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/