'Monstra', do të kërkohet apo jo përgjegjësi ndaj prokurores Geshkovska?!

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Ekspertët juridik vlerësojnë se prokurori publik përgjigjet penalisht në rast të nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, në bazë të kodit penal dhe Kushtetutës.

Njohësit e çështjeve juridike theksojnë se për çdo shkelje të parimeve profesionale dhe të ligjit, prokurorët publik mund të sanksionohen dhe shkarkohen nga detyra. Në bazë të ligjit për prokurorë publik, prokurori publik është i obliguar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale, të pavarur, të paanshme, të respektojë parimin e mos diskriminimit etj.

Respektivisht neni 68 i ligjit për prokurorë publik parashikon që Prokurori publik në shkarkohet nga funksioni:
- Për shkak të shkeljes së rëndë disiplinore,
- Për shkak të ushtrimit joprofesional dhe të pandërgjegjshëm të funksionit të prokurorit publik.

Në bazë të ligjit të drejtë të ankimimit apo ngritjes së procedurës kundër prokurorit publik kanë çdo qytetar i Maqedonisë, shoqatë apo edhe vetë anëtarët e Këshillit të prokurorëve. Iniciativa ngrihet pranë Këshillit të prokurorëve publik, me ç'rast Këshilli angazhon një prokurorë të lartë për të vërtetuar shkeljet, ndërkaq në rast të konstatimit të tyre, Këshilli me shumicë votash shkarkon prokurorin publik.

Nga ana tjetër në bazë të nenit 69 të ligjit për prokurorë publik si shkelje disiplinore konsiderohen:

- Shkelje e rënde e të drejtave të palëve dhe mos respektim i nderit dhe dinjitetit të palëve dhe personave të përfshirë në procedurë
- Sjellje e padenjë ndaj individëve, organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera juridike të lidhur me ushtrimin e funksionit dhe jashtë saj,
- Shkelje të parimit të mos-diskriminimit në çfarëdo baze
- Pamundësim të ushtrimit të mbikëqyrjes të punës së prokurorit publik nga ana e ndonjë prokurori më të lartë publik.

Ndërkaq në bazë të nenit 71, ushtrim joprofesional i funksionit të prokurorit publik nënkupton: Mungesë e profesionalizmit që ndikon në cilësinë e punës, mosnjohje e ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare, zbatim i gabuar i ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe përgatitje jo cilësore të vendimeve të prokurorit publik. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form