Kryetari i Strugës, Zijadin Sela në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejt...' në Alsat-M, ka folur për mosmarrëveshjet në PDSH, politikën që e bën kjo parti si dhe ballafaqimin përballë politikës anti shqiptare që e bën qeveria.
"Nëse nuk ndryshon Menduh Thaçi ne nuk do të rijmë duar kryq. Do të dilet me lista, me lëvizje. Platforma e kësaj lëvizje do të jetë platforma e PDSH-së dhe rrugën që trasoi Arben Xhaferri do të jetë udhërrëfyesi jonë. Ka ardhur koha që PDSH të dalë në dritë. Ka pakënaqësi dhe guxim në PDSH. Presim të formohet qeveria. Duam të dimë kush është opozita", tha Sela.
Sela u shpreh se është momenti i fundit që të dyja partitë politike shqiptarë të bëhen pjesë e qeverisë.
"Kalkulohet me poste ministrore. Gjëja më e mirë është që të dyja të jenë pjesë e qeverisë. periudha e fundit ka filluar të më pëlqejë. Deri në momentin kur projektet e maqedonasve nuk varen nga shqiptarët, por projektet e shqiptarëve varen nga votat e maqedonasve ne nuk kemi arritur asgjë", u shpreh Sela.
Kreu i Strugës idenë e BDI-së për president konsensual e quajti blof politik.
"Unë isha kundër që PDSH të nxjerrë kandidat për president. PDSH duhej të merrej me demaskimin e BDI-së si pjesë e pushtetit më e përgjegjshmja dhe më e thirrura dhe më fajtorja se ne po numërojmë dështimet. E pata thënë që BDI-ja nga Kërçova deri në Likovë e kanë pushtetin dhe do t'i shantazhojnë votuesit në raundin e dytë. Në momentin që na rrezikohen fëmijët të çfarëdo subjekti politik ne duhet të jemi unik. Gjërat lëvizin në mënyrë të gabuar", deklaroi Sela.
"Unë nuk do të doja si lider partie të takohesha me njerëz të tjerë të shërbimeve sekrete. Duhet të hapim një faqe të re, partitë duhet të garojnë mes vete, por kur të bëhen fjalë për interesat shqiptare duhet të jemi të bashkuar", tha Sela mes tjerash.